Renditja e re e FIFA-s për kombëtaret, e cila do të publikohet në ditët e para të nëntorit, do të shohë si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën, që të bëjnë të njëjtën lëvizje, duke humbur pozicione në klasifikimin e përgjithshëm.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja, pas barazimit me Andorrën dhe humbjes me Francës, do të bëjnë një lëvizje minimale, duke humbur një pozicion për të shkuar në vendin e 66-të në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, për të vazhduar rënien graduale.
Humbjet e njëpasnjëshme ndaj Çekisë dhe Anglisë do të ndalojnë edhe ecurinë e Kosovës, e cila që prej një viti e gjysmë njihte vetëm hapa para në klasifikimin botëror.
Edhe Kosova do të humbasë një pozicion në renditjen e re, duke shkuar nga vendi i 114 në atë të 115. Kjo është e vetmja pengesë që Kosova ka njohur prej dy vitesh në rrugëtimin e saj, pasi vazhdimisht kishte ngjitur hapa para në klasifikim dhe mendohet se që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të arrijë të hyjë brenda 100-shes së parë.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...