Dy gola dhe një asistim, Qëndrim Zyba me paraqitje spektakolare në fitoren e thellë të Liberecit

16:27 | 30 Mars 2025
E.H

Qëndrim Zyba ka zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani me fanellën e Slovan Liberecit.

Mesfushori kosovar ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren që skuadra e tij e arriti 0-4 në udhëtim te Slovacko.

24-vjeçari asistoi një herë dhe realizoi dy gola të tjerë për t’i dhuruar një tre pikësh të artë Liberecit në luftë për një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm.

Vetëm pas 13 minutave lojë, Zyba asistoi te Krollis i cili shënoi për 0-1.

Ndërkohë në minutën e 29-të suharekasi shënoi nga penalltia duke e trefishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 36-të, kur Zyba realizoi golin e dytë personal dhe më të mirin në ndeshjen.

Mesfushori dardan së fundmi ishte pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës dhe duket se rikthimi te Dardanët i ka dhënë motiv atij duke shkëlqyer me Liberecin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale