Gjyqtarët grekë Anastasios Kardaris dhe Dimitris Zacharias kanë kërkuar leje nga Federata e Basketbollit të Greqisë që të mos referojnë në ndeshjet e ardhshme për arsye psikologjike, pas pretendimit të klubit të Kosovës Prishtina.
Ndonëse asgjë akoma është vërtetuar, buja që është krijuar pas ankesës së Prishtinës ndaj Trepçës, ku janë përfshirë gjyqtarët grekë Zaharis dhe Kardaris, kanë ndikuar që gjyqtarët ndërkombëtarë të mos gjykojnë në ndeshjet e parapara për play-off.
Siç bën të ditur Federata e Basketbollit e Greqisë, për shkak të stresit psikologjik të ditëve të fundit, e kanë kuptuar kërkesën në fjalë dhe për këtë arsye e kanë pranuar atë, duke i liruar të dy nga detyra, shkruan sport.gr, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, KEE shpjegoi në konferencën e saj “se nuk ka asnjë provë që tregon përfshirjen e dy gjyqtarëve në ndonjë gjë të dënueshme, ndërsa nga ana e tyre dy gjyqtarët grekë, duke mbrojtur integritetin dhe pastërtinë e tyre, dhanë të gjithë informacionin e nevojshëm, por dhe prova për zbardhjen e ankesave”.
Ndryshe, Prishtina bëri bujë gjatë së shtunës kur doli me një pretendim se ndeshja e tyre e së enjtes me Trepçës ishte tentuar që të manipulohej, e në të ishin të përfshirë dy gjyqtarët grekë.
Trepça reagoi menjëherë duke thënë se janë të pastër dhe se nuk janë të përfshirë në këto zhvillime.
Në lidhje me këtë u deklarua edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili tha se dy gjyqtarët e kanë pasur një takim me persona të tretë, pa qenë e informuar FBK-ja, por që i njëjti nuk ka dhënë detaje më shumë.
Ndërkohë, ende s’ka ndonjë deklarim zyrtar nga FBK-ja.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...