Sigal Prishtina dhe Trepça takohen sonte në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës këtë edicion.
Ndeshja fillon nga ora 20:00 dhe luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Arbresh.info.
Kryeqytetasit për të ardhur në finale mposhtën Vëllaznimin në çerekfinale dhe Pejën në gjysmëfinale.
Kurse mitrovicasit triumfuan ndaj Borës në sfidën e parë, kurse mposhtën Golden Eagle Yllin bindshëm në duelin tjetër.
Dy skuadrat janë takuar në finale të Superkupës së Kosovës para dy vitesh kur Prishtina mposhti Trepçën me rezultat 73-54.
Ndërsa pas kësaj, dy ekipet u takuan edhe në disa finale tjera Kupën e Kosovës 2023 dhe 2024, të cilat i fitoi Trepça.
Prishtina prin në listën e trofeve të Superkupës me tetë gjithsej kurse Trepça ka dy sosh.
Kujtojmë se xehetarët janë kampion në fuqi të këtij eventi pasi sezonin e kaluar mposhtën Pejën./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari