Mbrojtësi i Chelseas, Trevoh Chalobah ende nuk e ka shijuar asnjë moment në fushë këtë sezon me skuadrën e tij.
Ai ka pësuar një lëndim në fazën përgatitore, por ai nuk është as në planet e trajnerit të ri Mauricio Pochetino shkruan Arbresh.info.
Kështu që po e mendon seriozisht largimin nga “blutë e Londrës” dhe një gjë është e ditur se ai do të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit.
Për mbrojtësin anglez e interesuar është skuadra gjermane Bayern Munich tash e sa kohë, por së fundmi dy gjigandët italian Juventus dhe Roma, janë futur në garë së bashku me gjermanët, sipas Calciomercatos.
Chelsea dëshiron 25 milion euro për mbrojtësin anglez, dhe nëse kjo shifër arrihet të paguhet mbrojtësi do të largohet në janar nga londinezët./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?