Juventusi nuk ka kohë për të humbur dhe se shpejti duhet të gjejë emrin e trajnerit të ri, i cili do të ulet në stolin e lënë bosh pas shkarkimit të Igor Tudor.
Situata e skuadrës në kampionat dhe Ligën e Kampioneve nuk është aspak e kënaqshme ndaj pritet që emri i ri të hyjë në punë dhe të jetë menjëherë aty ku nuk ia dolën të kishin sukses paraardhësit e tij, Thiago Motta e pikërisht Tudor, të larguar para kohe nga detyra.
Alternativa e parë është Luciano Spalletti, një ekspert i cili di si fitohet në nivelet më të larta dhe që ktheu Napolin te triumfet në Serinë A.
Atij i pëlqen ideja për të drejtuar Juventusin, pasi ka refuzuar më parë oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia. Mbi shpatullat e tij rëndon dështimi me Italinë dhe shkarkimi nga detyra në stolin e saj, që e bën këtë një shans për ringjalljen e karrierës që nuk mund të refuzohet.
Emri tjetër mbetet gjithmonë ai i ish-mesfushorit të Juventusit, Raffaele Palladino.
Edhe pse i suksesshëm te Monza e Fiorentina, ai vazhdon të cilësohet një “bast” edhe të Juventusi nuk duket se janë të gatshëm të bëjnë më të tillë pas dështimeve të fundit. Në favor të tij, një pagë shumë më e ulët që nuk do të rëndonte shumë arkat e klubit.
Mbetet të shihet se cili nga këta dy do të marrë drejtimin e Juventusit, kjo do të bëhet e ditur shumë shpejtë, pasi Juve nuk ka kohë të humbë./Arbresh.info
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...