Sassuolo-Inter dhe Inter-Atalanta janë dy duelet e sotme në Serie A, të mbetura në kuadër të xhiros së 21-të.
Ndeshja e parë e kësaj dite është Sassuolo dhe Napoli dhe fillon në ora 18:00, shkruan Arbresh.info.
Sassuolo e Nedim Bajramit që nuk njeh shijen e fitores në pesë ndeshjet e fundit do të përballet me skuadrën e Napolit e Amir Rrahmanit, që nuk po kalon formë të mirë.
Napoli hyn në këtë sfidë pas tri barazimeve me rezultat identik 1-1 në të gjitha garat.
Sassuolo është në pozitën e 17-të me 20 pikë kurse Napoli është i nënti me 37 sosh.
Një tjetër duel mes shqiptarëve do të jetë edhe ai i Interit dhe Atalantës.
Interi i Kristjan Asllanit kërkon fitoren ndaj Atalantës së Gjimshitit, për të thelluar edhe më shumë diferencën e pikëve ndaj Juventusit.
Aktualisht Interi është i pari me 66 pikë dhe është nëntë pikë para Juventus.
Nerrazzurët janë në një seri prej 10 ndeshjeve rresht me fitore teksa edhe Atalanta po kalon formë të mirë ku ska humbje në 11 ndeshjet e fundit./Arbresh.info/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...