Falë dy asistimeve nga dy yjet shqiptarë, Granit Xhakas dhe Xherdan Shaqirit, Zvicra ka mposhtur me rezultat 2 me 1 skuadrën e Islandës.
Në takimin e zhvilluar në kuadër të grupit të dytë në Ligën A në UEFA Ligë të Kombeve, Zvicra mori tri pikë të plota duke fituar kundër Islandës mbrëmjen e sotme (e hënë), shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka krijoi një super asistim në zonën e rreptësisë dhe këtë rast e shfrytëzoi mirë Haris Seferovic duke shënuar me kokë në minutën e 52′.
Michael Lang më pas dyfishoi shifrat në minutën e 67′ pas një topi të kthyer nga Xherdan Shaqiri.
Nikoqirët ngushtuan rezultatin duke shënuar për 1 me 2 përmes Alfred Finnbogason derisa po zhvillohej minuta e 81′.
Zvicra qëndron në pozitën e dytë me dy fitore, aq sa ka edhe Belgjika si lidere e grupit, ndërsa Islanda qëndron në fund të tabelës me asnjë pikë./arbresh.info/
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...