Pas largimit të papartishëm të Ismet Munishit dje, Dukagjini ka reaguar shpejt duke e prezantuar menjëherë trajnerin e ri.
Skuadra klinase ka bërë të ditur se Ndue Pergjokaj do të jetë trajneri i ri i klubit, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“KF Dukagjini njofton se Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë.”
“Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.”
“Ne i urojmë trajnerit Pergjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...