Klubi i futbollit Dukagjini e ka marrë me seriozitet synimin e tij për t’u rikthyer në Superligë.
Skuadra Gjelbër e Bardhë i ka prezantuar së fundmi gjashtë përforcime, me të cilët do të mundohet të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.
Dukagjini e mbylli pjesën e parë të sezonit si lider në Ligën e Parë, Grupi A dhe këtë pozitë do të mundohet ta ruajë deri në fund të kampionatit.
Më poshtë mund t’i lexoni në detaje përforcimet që i bëri klubi nga Klina:
“Marrëveshje është arritur me futbollistin Rinor Kuqi, i cili luan ne pozitën e mbrojtës ne të dy krahët. Rinori sezonin e kaluar ishte pjesë e Onixit nga Banja ndërsa një kohë ishtë edhe tek klubi nga Istogu.
Futbollisti gjakovar Jeton Dushi është përforcimi tjetër i klubit Dukagjini. Mesfushori është rikthyer me ngjyrat bardh e gjelbër. Dushi sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Drenicës nga Skenderaj ndërsa me parë ishte aktivizuar edhe tek Vllaznimi nga Gjakova.
Labinot Jashanica i cili vetëm para gjashtë muaj ishte transferuar ne klubin nga Podujeva, KF Llapi. E pastaj ishte huazuar tek Malisheva, ku edhe ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor, është rikthyer ne Klinë dhe ne vazhdim të kampionatit do të jetë nën urdhrat e shtabit teknik të Dukagjinit.
Futbollisti Donat Hasanaj i bashkohet klubit Dukagjini ne këtë sezone pranverore. Donati luan ne pozitën e mesfushorit dhe mbrojtës të krahut. Ai ishte pjesë e Prishtinës sezonin e kaluar, ndërsa me parë ishte edhe tek Drita dhe Flamurtari.
Edhe një rikthim ne vendlindje, djaloshi talentuar Leorant Marmullaku përsëri me fanellën ku fillojë karrierën e tij. Lali për gjashtë muaj ishte transferuar tek klubi Ballkanit nga Suhareka. Marmullaku luan ne pozitën e mesfushorit anësor.
Mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim është bashkuar ne klubin tonë. Kerim është paraqitur ne futbollin Turk, ishte anëtar edhe i klubit FK Skopje. Vildani vitin e fundit është aktivizuar me klubin e Drenicës.
Ne ju dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit të Dukagjinit”, ka njoftuar Dukagjini përmes rrjeteve sociale. /Gazeta Express/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër