Dukagjini i Ismet Munishit ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës duke mposhtur Ferizajn 2-0 në kuadër të xhiros së katërt.
Ndeshja nisi mirë për vendasit ku realizoi Iljasa Zulfiu në minutën e 18-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse fitoren e vulosi Egzon Sinani me golin e tij dy minuta para fundit të takimit.
Kjo fitore e dërgon Dukagjinin në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse Ferizaj bie në pozitën e pestë me gjashtë sosh.
Takimin e ardhshëm Dukagjini e luan në udhëtim tek Drenica, teksa Ferizaj e pret në shtëpi Gjilanin./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës