Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kështu që duhet t’i qasemi ndeshjes me përgjegjësi

19:41 | 16 Mars 2026
D.H

Sllovakia do të jetë nikoqire e Kosovës më 26 mars në Bratislavë, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet këtë verë në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

Një nga lojtarët që pati një fundjavë të mbarë me ekipin dhe paraqitje të mirë individuale është portieri sllovak, Martin Dubravka, shkruan Arbresh.info.

Ai këtë javë mbajti portën e paprekur të Burnleyt në ndeshje ndaj Bournemouthit.

Në një intervistë për faqen zyrtare të federatës sllovake, portieri foli edhe për sfidën e 26 marsit ndaj Kosovës.

“Natyrisht, tashmë njërin sy e kam tek ekipi përfaqësuese. Mezi e pres ndeshjen dhe bashkimin me ekipin. Kemi mundësi të madhe për kualifikim në Kupën e Botës, kështu që kemi për çka të luajmë. Avantazhi ynë është që luajmë në shtëpi”.

“Do të jetë ndeshje interesante për spektatorët dhe besoj se me përkrahjen e tyre do të jemi në gjendje ta përballojmë testin e parë. Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kështu që duhet t’i qasemi ndeshjes me përgjegjësi”, deklaroi portieri i Sllovakisë.

Martin Dubravka është një lojtarët më me përvojë tek sllovakët ku ka gjithsej 54 paraqitje me kombëtaren që nga debutimi i tij në vitin 2014.

Kryesisht në nivel klubesh ka bërë karrierë në Premier League, ku bëri disa vite ka djersitur fanellën e Neëcastle United.

Teksa këtë vit është transferuar tek Burnley, ku në 30 ndeshje në ligën më të fortë në botë ka mbajtur portën e paprekur katër herë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale