Anthony Joshua ka humbur mundësinë për të rikthyer titujt e peshave të rënda.
Britaniku u mposht pas 12 rundesh nga ukrainasi, Alexander Usyk, shkruan Indeksonline.
Joshua ka lavdëruar kundërshtarin duke thënë fjalë të mëdha për të.
“Usyk ishte fenomenal. Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte, dhe tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të titull. Ju lutem duartrokitje për kampionin e botës. Unë nuk jam boksier për 12 runde. E kam studiuar situatën në Ukrainë, është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku megjithë rrethanat arriti të mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka thënë Joshua pas ndeshjes. /IndeksOnline/
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...
Pas vërshimeve, dalin analizat e ujit – KRU “Mitrovica”: Mun...