Google ADS

Drita transferon Blerton Sheji nga Shkupi

16:08 | 12 Qershor 2024
D.H

Drita ka bërë goditjen e katërt të merkatos së verës, duke transferuar Blerton Shejin.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Sheji më përpara ka qenë pjesë e skuadrës së Shkupit për tre sezone me radhë.

Teksa karrierë ka bërë edhe tek skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut, Struga ku ka qenë pjesë për dy sezone.

Me skuadrën nga Gjilani ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme