Drita sonte luan ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj gjigantit danez, Copenhagen.
Ndeshja nis me fillim nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Rezultati nga takimi i parë është 2-0 në të mirë të danezëve.
Dritës i duhet një fitore prej dy golave që ndeshjen ta dërgojë në vazhdime, kurse një triumf me tre e më shumë gola e kualifikon në fazën e tretë.
Copenhagen është një kundërshtarë shumë i vështirë duke marrë parasysh përvojën e madhe që ka në garat evropiane.
Fituesi i këtij çifti në fazën e tretë të Ligës së Kampionëve luan ndaj fituesit të takimit RFS – Malmo FF.
Ndërsa skuadra e cila humb garat i vazhdon në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, ku përballet me humbësin e takimit Shkëndija e Tetovës – FCSB./Arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli