Drita sonte do ta luaj ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës kundër Rayo Vallecanos.
Skuadra nga Gjilani është në rrugë të mirë që të arrij një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në play-offin e këtij eventi, shkruan Arbresh.info.
Kjo do të ishte historike për ta si klub por edhe për Kosovën, pasi Drita do bëhej skuadra e parë nga vendi që e arrin këtë sukses.
Thuajse 90%, Drita është në fazën tjetër mirëpo duhet pritur të luhet edhe kjo ndeshje. Një fitore apo një barazim ndaj Rayos do të ishte madhështore.
Pas pesë ndeshjeve të para, skuadra e Zekirija Ramadanit ka tetë pikë dhe është në pozitën e 19-t ndërsa Rayo ndodhet e shtata me 10 sosh.
Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli