Drita ka arritur të marr një fitore me rezultat 2-1 ndaj Malishevës në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e parë.
Sfida nisi më mirë për gjilanasit të cilët realizuan përmes Besnik Krasniqit, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi nga penalltia në minutën e 28-të.
Drita arriti të dyfishoi epërsinë me anë të golit të Veton Tushës në minutën e 63-të.
Mysafirët u rikthyen në lojë në minutën e 79-të, kur Altin Aliu ngushtoi epërsinë në 2-1.
Mirëpo kaq ishte nga skuadra e Malishevës pasi deri në fund Drita u mbrojt mirë dhe arkëtoi tri pikët e radhës në edicionin e ri.
Tanimë pas tri ndeshjeve të luajtura Drita ka gjashtë pikë, kurse Malisheva ka 10 sosh në pesë ndeshjet e para në elitë për ta.
“Intelektualët” kanë dy ndeshje më pak për arsye se tri ndeshjet e para të tyre janë shtyrë shkak i angazhimeve evropiane./Arbresh.info
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë