Drita nesër luan ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së tretë të kualifikimeve për Ligën e Evroëps ndaj FCSB.
Skuadra nga Gjilani është në disavantazh 3-2 nga ndeshja e parë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, në konferencën e sotme për media sikurse trajneri, Zekirija Ramadani edhe futbollisti Besnik Krasniqi thanë se presin rezultat pozitiv dhe kualifikim tutje.
Tashmë, Drita është duke kryer përgatitjet e fundit në prag të kësaj sfide, ku po zhvillon seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kujtojmë se për gjilanasit nuk paraqitet për ndeshjen e nesërme mbrojtësi Juan Camilo Mesa i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë disa javë më parë.
Ndeshja e nesërme mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 20:00./Arbresh.info


Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit