Drita humb edhe ndeshjen e kthimit ndaj Legia Warszaw në kuadër të play-offit të kualifikimeve për Conference League me rezultat 1-0.
Pjesa e parë pati pak raste shënimi, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në pjesën e dytë, ‘intelektualët’ u hodhën me të gjitha forcat në fushë.
Ata patën dy mundësi të arta shënimi por pa ai arritur dot.
Në minutën e 77-të, gjilanasit mbetën me 10 lojtarë kur me karton të kuq u ndëshkua kapiteni, Rron Broja.
Legia shfrytëzoi një pakujdesi të Dritës në fund dhe realizoi për 1-0 me lojtarin Pekhart.
Drita eliminohet nga play-offi i Conference League, pasi humb dy ndeshjet ndaj Legias.
Arritja në këtë fazë ishte më e madhja për Dritën në histori të klubit./Arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër