Drita do të vazhdoj me ndeshjet evropiane dhe sot (e enjte) do të ketë përballjen e radhës.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në udhëtim në Republikën e Irlandës, ku përballë do ta ketë skuadrën Shelbourne.
Dueli mes Shelbournes dhe Dritës zhvillohet në stadiumin Tallaght në kryeqytetin irlandez Dublin me fillim nga ora 21:00.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë që të marrin fitoren e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Shelbourne ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, derisa Drita ka marrë dy barazime në po aq ndeshje.
Drita ka mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, kryesisht në repartin e sulmit ku do të duhet t’ia dalë pa Arb Manajn, Blerim Krasniqin, Veton Tushën dhe Liridon Balajn. /Telegrafi/
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...