Drita ka arritur të shënoj fitore në miqësoren e fundit gjatë përgatitjeve që po i zhvillon për sezonin e ri.
Kampionia e Kosovës e ka mposhtur me rezultat 3-1 Farul Constanta, shkruan Arbresh.info.
Golat për Dritën i shënuan Albert Dabiqaj, Arb Manaj dhe Almir Ajzeraj.
Drita tashmë ka përfunduar të gjitha ndeshjet miqësorë dhe i gjithë fokusi do të jetë në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues ndaj Differdange 03.
Kjo ndeshje luhet me 8 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse sfida e kthimit do të luhet një javë më vonë./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës