Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës.
‘Intelektualët’ kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë një fitore të madhe ndaj Llapit në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me Llapin më kërkues.
Megjithatë, golin e vetëm në këtë pjesë e gjetën vendasit që shënuan në minutën e 17-të me anë të kapitenit Ardian Limani për 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Llapi që sulmonte në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Drita e mbyllur provonte me kundërsulme. transmeton telegrafi.
Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ai i Xhevdet Shabanit (73’), i cili goditi traversën dhe një gol i Llapit i shënuar nga Hyseni (87’), por i cili u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas 90 minutave lojë, Drita arriti të marrë një fitore të madhe 1-0 e cila e afron me liderët e Ballkanit.
Pas kësaj fitore, gjilanasit kanë 33 pikë në vendin e dytë apo dy më pak se Ballkani, ndërsa Llapi renditet i nëntë me 11 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Drita e pret Ballkanin, ndërsa Llapi e pret Besën. /Arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...