Drita ka arritur të shënoj fitore në derbin e Gjilanit me rezultat 2-1, pas një rikthim të madh në pjesën e dytë, në sfidën e vlefshme për xhiron e tetë.
Gjilani e nisi takimin më mirë duke shënuar në minutën e 44-të me Aganspahiç nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Drita u rikthye furishëm në pjesën e dytë, duke rikthyer gjithçka në anën e tyre. Fillimisht Liridon Balaj barazoi rezultatin në minutën e 54-të.
Kurse, golin e dytë e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 77-të, për 1-2.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Drita shënoi një fitore të rëndësishme e cila e ngrit në tabelën e klasifikimit.
Pas tetë ndeshjeve, Drita ka 11 pikë dhe ndan pozitën e katërt me Drenicën. Kurse Gjilani është i fundit me shtatë pikë, sikurse edhe Prishtina e Re.
Ndeshjen e radhës skuadra e Zekirija Ramadani e luan ndaj Malishevës, kurse Gjilani përballet me Prishtinën e Re./Arbresh.info
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...