Drita ka arritur të fitoj derbin e javës së 10-të, në Superligën e Kosovës në udhëtim tek Llapi, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në takim e shënoi Ajzeraj, në minutën e 81-të, shkruan Arbresh.info.
“Intelektualët” po vazhdojnë formën e mirë, duke renditur pesë fitore me radhë në Superligën e Kosovës.
Ndërsa për llapjanët kjo është humbja e parë këtë sezon si vendas.
Me këtë fitore Drita arrin në vendin e dytë me 21 pikë, dy më pak se lideri Ballkani, ku këto dy skuadra kanë një ndeshje të pazhvilluara ndërmjet vete dhe ai duel mund të ndryshojë renditjen.
Teksa Llapi me këtë humbje bie në vendin e tretë me 19 pikë të grumbulluara.
Të drejtuarit e Akis Vavalis ndeshjen e ardhshme e luajnë në shtëpi ndaj Lirisë, kurse skuadra e Batatinës udhëton në Klinë për tu përballur me Dukagjinin./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale