Drita e nis me barazim kampanjën historike në Ligën e Konferencës ndaj KuPS-it të Finalndës. Takimi u mbyll 1-1.
KuPS e nisi rrezikshëm takimin ku pritja e Faton Malokut e shpëtoi Dritën pa pësuar gol, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 26-të, Veton Tusha u lëndua dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Pastaj, Arb Manaj pati mundësinë më të mirë të Dritës për të shënuar, por goditja e tij u prit nga portieri kundërshtar.
Edhe Almir Ajzeraj pati një mundësi të mirë por goditja e tij me kokë shkoi jashtë porte.
Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi sulmet me Manajn, Ajzerajn e Dabiqajn por pa sukses.
Ndërkohë në minutën e 74-të, i inkuadruari në lojë Parzyszek realizoi për vendasit golin e epërsisë.
Pas golit të pësuar, Drita mori iniciativën dhe gjeti golin e barazimit me Albert Dabiqajn në minutën e 80-të.
Pesë minuta para fundit Faton Maloku shpëtoi portën e Dritës edhe njëherë.
Drita ndeshjen e dytë e luan ndaj Omonias në “Fadil Vokrri”. /Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...