Drejtuesit e Juventus sot janë takuar me njërin nga agjentët më të fortë të lojtarëve, Mino Raiola.
Raiola, i cili njëkohësisht është agjenti i Pogba, Moise Kean dhe Matthijs De Ligt ishte ftuar në takim për tu biseduar çështja e vazhdimit të kontratës me të riun Kean.
Palët thuhen të kenë diskutuar edhe për mbrojtësin premtues, Matthijs De Ligt, shkruan “Football Italia”.
Me gjasë, ata kanë kuptuar se Barcelona qëndron në një pozitë më të mirë për të nënshkruar me holandezin.
Më herët, Edwin Van der Sar, i cili është drejtor sportiv tek Ajax, ka thënë se asnjë lojtar i skuadrës nuk do të largohet në gjysmë të sezonit.
Kujtojmë se De Ligt ishte shpallur lojtari më i mirë i ri nga “Tuttosport” dhe cilësohet si e ardhmja e mbrojtjes.
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...