Derbi turk mes Galatasarayt dhe Fenerbahces nuk prodhoi fitues mbrëmë në ndeshjen që u mbyll me rezultat 0-0.
Mirëpo deklaratat pas ndeshjes së trajnerit të Fenerit ishin të rënda dhe u komentuan gjatë, shkruan Arbresh.info.
Ai ofendoi rëndë skuadrën vendase.
”Pankina e Galatasarayt po kërcente si majmunët pas çdo vendimi të duhur të gjyqtarit”, tha Mourinho.
Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate nuk mungoi reagimi i drejtuesëve të skuadrës tjetër nga Stambolli.
Sekretari i Përgjithshëm i Galatasaray, i quajti të papranueshme deklaratat e trajnerit portugez dhe pret që të gjitha organet kompetente të reagojnë lidhur me këtë çështje.
“Më vjen turp dhe pikëllim nga këto deklarata! Jam shumë i inatosur. Ai ka fyer popullin turk dhe Turqinë që nga dita që ka ardhur”, tha fillimisht Yazgan për TV100.
“Ne presim reagim nga TFF, drejtësia turke, UEFA, FIFA dhe Fenerbahce. Presim nga tifozët e Galatasaray, tifozët e Fenerbahçes, tifozët e Beşiktashit… Ne presim që të gjithë njerëzit të reagojnë së bashku”, vazhdoi ai.
“Nuk po flas si tifoz i Galatasaray, por si turk. Të gjithë duhet të tregojnë zemërimin e tyre ndaj këtij njeriu. Volkan Demirel, duhet të reagoni edhe ju”, përfundoi ai.
Galatasaray vazhdon të jetë liderë me 64 pikë kurse Feneri është i dyti me gjashtë më pak./Arbresh.info
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përbal...
Enrique i bindur: Dembele e meriton Topin e Artë
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Kanosën zyrtarin policor, arrestohen babë e bir në Kaçanik
Shtiu me armë nga dritarja e shtëpisë, arrestohet i dyshuari...