Drejtori i Real Madrid-it, Emilio Butragueno ka thënë se klubi dëshiron që kapiteni Sergio Ramos, të qëndrojë edhe për shumë vite.
Kontrata momentale spanjollit i skadon në vitin 2021 dhe ka raportime që do i rinovohet edhe për dy vite, edhe pse negociatat ende nuk kanë nisur, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Butragueno ka thënë se Ramos është një ndër legjendat e klubit dhe “Los Blancos” e duan edhe për shumë vite.

“Ramos është kapiten i madh, legjendë e klubit dhe jemi të kënaqur me të”.
“Është nder që është lojtar i Real Madrid-it dhe e duam për shumë vite sepse është një ndër legjendat e historisë tonë”, theksoi ai.
Ramos me “Galaktikët” ka arritur të fitojë 21 trofe duke përfshirë katër herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve./arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...