Mbrëmja e sotme (e martë) në Bernabeu ka prodhuar një dramë të paparë dhe tronditëse.
Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi është eliminuar nga Ajaxi i Holandës në formë spektakolare duke tronditur të gjithë botën e futbollit, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ janë mposhtur me rezultat 4 me 1 në takimin kthyes në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve për të vazhduar tuje në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3 me 5.
Mysafirët e nisën në formë të shkëlqyer pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejta. Hakim Ziyech realizoi për 1 me 0 në minutën e 7′, ndërsa David Neres dyfishoi shifrat pas vetëm njëmbëdhjetë minutave ndërkohë që skuadra e Ernesto Valverdes po përballej me lëndime të shumta duke u detyruar të heq nga fusha talentin Vinicius Jr. dhe anësorin Lucas Vazquez.
Me të nisur pjesa e dytë, Dusan Tadic, asistuesi i dy golave të parë, gjeti portën në formë të shkëlqyer për 3 me 0 ndonëse në këtë rast ndërhyri teknologjia VAR meqenëse topi dyshohej se kishte kaluar vijën anësore para se të nisej kundërsulmi që rezultoi me gol.
Sidoqoftë, Marco Asensio ngushtoi disavantazhin duke shënuar golin e nderit për 1 me 3 në minutën e 70′, por mesfushori qendror Lasse Schone shuajti plotësisht shpresat e kampionit për ndonjë rikthim duke tronditur sërish rrjetën e portierit Thibaut Cortois duke shënuar për 1 me 4 në formë spekakolare nga ndërprerja./arbresh.info/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë