Borussia Dortmund ka konfirmuar zyrtarisht largimin e sulmuesit Jadon Sancho drejt klubit anglez, Manchester United.
Tanimë gjithçka është zyrtare dhe Sancho është një lojtar i ri i Djajvë të Kuq.
Është vet klubi gjerman, Dortmundi që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare arritjen e marrëveshjes me Unitedin.
“Lojtari Jadon Sancho është gati të transferohet nga Borussia Dortmund në Manchester United. Të dy klubet dhe lojtari arritën sot një marrëveshje mbi këtë”.
“Nëse transferimi realizohet, Manchester United do t’i paguajë BVB një tarifë fikse transferimi prej 85.0 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.
Marrëveshjen e konfirmoi edhe drejtori Joachim Watzke.
“Ekziston një marrëveshje me Manchester United për Sancho. Ishte dëshira e shprehur e Jadon për të ndryshuar, ne do të donim ta mbanim atë”.
“Ne nuk jemi të lumtur për paratë, por jemi të trishtuar që ai po largohet”, ka thënë Watzke. /Telegrafi/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...