Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez është duke u kërkuar nga Borussia Dortmundi si një zëvendësues i Ousmane Dembeles, i cili kaloi te Barcelona.
Alexis Sanchez ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin në Emirates Stadiumin, transmeton portali arbresh.info. Sanchez ka refuzuar deri tani të nënshkruaj kontratë të re me skuadrën e trajnerit Arsene Wenger dhe është kërkuar për transferim gjatë javëve të fundit nga Manchester City.
Megjithatë, trajneri i Arsenalit nuk dëshiron të shes reprezentuesin kilian te rivali lokal dhe preferon të shes Sanchezin jashtë kampionatit të tij nëse është e mundur.

Dortmundi së fundmi ka siguruar 150 milionë euro nga shitja e Ousmane Dembeles te Barcelona dhe është duke kërkuar të shpenzojë gjysmën e asaj shume për të siguruar marrëveshje me lojtarin më të mirë të Arsenalit.
Sanchez ka insistuar se dëshiron të largohet nga Arsenali pavarësisht se “Topçinjtë” i kanë ofruar një kontratë të re prej 250 mijë funta në javë, por mësohet se sulmuesi favorizon kalimin te Manchester City në mënyrë që të ribashkohet me ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola./arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...