Borussia Dortmund ka identifikuar dy lojtarët që po tentojnë t’i transferojnë si pasardhës të Erling Haaland, raporton BILD.
Hugo Ekitike i Stade Reims dhe Adam Hlozek i Sparta Pragës janë emrat që klubi gjerman ka identifikuar për të pasuar norvegjezin.
Haaland i lindur në Leeds pritet të largohet për në vendin e lindjes këtë verë, me një lëvizje të madhe te Manchester City.
Por, Citizens nuk janë të vetmit në garë, pasi Real Madridi dhe Paris Saint-Germain po ashtu po synojnë të t’i marrin shërbimet e tij.
Haaland thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje me kampionin në fuqi të Ligës Premier dhe do të përfitojë një pagë mbi 600 mijë euro në javë.
Norvegjezi ka kohë që ka njoftuar Dortmundin që dëshiron të largohet dhe këta të fundit tentojnë tani të realizojnë njërin prej shënjestrave. /Telegrafi/
https://youtu.be/Te-Zbcscsrw
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit