Me një gol diferencë (1-0), Borussia Dortmundi e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat në Signal Iduna Park.
Në minutën e 17-të, Thiago Silva e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë.
Dhjetë minuta më vonë, skuadra vendase rrezikoi përmes Sebastien Haller, i cili pranoi një top nga Julian Brandt, por nuk u tregua i saktë.
Në vazhdim, dy raste të mira u krijuan për Joao Felix, mirëpo portugezi nuk ia doli të tregohej efektiv dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Gregor Kobel bëri një intervenim të mirë kur Reece James rrezikoi nga gjuajtja e lirë në pjesën e dytë. Të njëjtën protagonist u përfshinë në një rast tjetër, ku sërish fitues doli portieri.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 63-të. Karim Adeyemi pranoi një top nga Raphael Guerreiro dhe shkoi përpara duke i kaluar mbrojtjen dhe në fund edhe portierin dhe i kaloi vendasit në epërsi.
Epërsia prej një goli lë gjithçka hapur për ndeshjen kthyese ndërmjet Chelseat dhe Borussia Dortmundit që do të zhvillohet në Stamford Bridge më 7 mars.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...