Klopp pas përfundimit të këtij sezoni nuk do ta drejtojë klubin e Dortmundit kështu që këta të fundit janë duke e menduar pasardhësin e tij.
Thomas Tuchel është ai që shihet si kandidati më i përshtatshëm për të drejtuar më tutje gjigantin Gjerman.
Stefan Effenberg ka thënë se ish trajneri i Mainz, Tuchel është njeriu i duhur për ta zëvendësuar Kloppin.
“Jam i sigurt që Dortmundi do nënshkruaj me një trajner që flet gjermanisht dhe e njeh mirë Bundesligën. Duke e pasur gjithë këtë parasysh Tuchel është i vetmi person që mund ta bëjë këtë punë” ka thënë Effenberg.
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...