Skuadra e Dortmundit ka arritur ta fitoj edhe ndeshjen e dytë të sezonit të ri në Bundesligën Gjermane.
Djelmoshat e Terzic fituan me rezultat 3-1 si mysafir i Freiburgut pasi përmysen rezultatin nga pjesa e parë 1-0, duke shënuar tre gola në pjesën e dytë, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Michel Gregoritsch në minutën e 35-të.
Përkundër disavatazhit, skuadra e Dortmundit nuk u dorëzua dhe gjeti forcën ta përmbys rezultatit.
Ishte minuta e 77-të kur Bynoe-Gittens, barazoi rezultatin, ndërsa shtatë minuta më vonë, Youssoufa Moukoko, shënoi golin e epërsisë për mysafirët.
Dortmundi siguroi fitoren e dytë në këtë sezon me golin e Marius Wolf, i cili shënoi për rezultatin 1-3 në minutën e 88-të.
Pas kësaj fitore Dortmundi ka grumbulluar 6 pikë dhe renditet në vendin e parë në tabel, ndërsa Freiburgu ka mbetur në kuotën e 3 pikëve.
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...
BE investon 5.2 milionë euro në shkollën e re në Prizren
Teksa vazhdon shkëlqimi i Aros tek Sassuolo – klubi publikon...
Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidarite...