Pak ditë më parë bëri bujë lajmi që peshëngritësi nga Uganda, Julius Sekitoleko, ishte larguar nga Fshati Olimpik, ku ishte vendosur delegacioni i vendit të tij, ditën kur duhej t’i nënshtrohet testit për COVID-19, duke mos dashur të kthehej në vendlindje.
Ai, nëpërmjet një letre, zbuloi se po kërkonte punë në vendin nipon. Disa ditë pas zhdukjes, 21-vjeçari u dorëzua pranë autoriteteve vendase, para të cilave ka zbuluar arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim ekstrem.
Para largimit të tij nga Uganda, Sekitoleko nuk kishte paguar qiranë e banesës për rreth një vit dhe përveç kësaj, pronari e kishte kërcënuar se do ta dëbonte nëse nuk do ta shlyente për një periudhë të shkurtër.
Peshëngritësi zbuloi se kishte lënë shtatzënë të dashurën e rij para se të largohej nga vendi. Dhe një nga frikërat e tij më të mëdha u bë realitet, pasi e dashura e tij u dëbua për shkak të qirasë së papaguar.
Qershia mbi tortë është fakti që pronarët e palestrës në të cilën kishte punuar Julius Ssekitoleko nuk e kishte paguar prej një viti, duke e lënë pa qoftë një burim të ardhurash.
I gjendur në këtë situatë, Julius kishte pësuar goditje të rëndë psikologjike. Të gjithë këta faktorë, të mbledhur bashkë, e detyruan 21-vjeçarin të merrte vendimin ekstrem për të kërkuar punë në Japoni, aventurë që përfundoi shumë shpejt./SS/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit