Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek ka zbuluar se nuk ka ndërmend të siguroj transferimin te ndonjë klub gjatë merkatos së muajit janar.
Pasi i ndihmoi Ajaxit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Van de Beek është përfolur shumë për transferim në Real Madrid para përfundimit të afatit kalimtar më 2 shtator, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti spanjoll vazhdon të kërkojë reprezentuesin holandez, ndonëse 22-vjeçari ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij aktuale para përfundimit të sezonit.
“Do të përfundoj sezonin në Ajax. Në Real Madrid, ata tashmë e dinë këtë. Nuk dëshirojë të ndryshojë skuadrat në mes të sezonit”
Mesfushori kreativ ka vazhduar ndikimin pozitiv edhe këtë sezon duke kontribuar me shtatë gola nga 11 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...