Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe

09:35 | 9 Prill 2026
D.H

Një Gianluigi Donnarumma pothuajse i panjohur u shfaq në intervistën për “Sky Sport”. Portieri i Italisë, i rikthyer në klub pas zhgënjimit, mungesës së tretë radhazi në Botëror, u emocionua duke kujtuar ditët e vështira pas Bosnjë–Itali.

Duke folur për raportin me Gennaro Gattuso, Gianluigi Buffon dhe stafin tha: “Kam pasur një marrëdhënie të mrekullueshme me Gigio, trajnerin dhe presidentin. Më vjen keq sidomos për këtë, për ta. Është normale të ndiesh pak përgjegjësi për gjithçka që po ndodh tani”.

Ai kujton edhe suksesin në “Euro 2021”: Duhet të ecim përpara sepse kemi bërë gjëra të rëndësishme. Duhet të reagojmë…, Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe”.

Përjetimi i humbjes në Zenica: “Kanë qenë dy ditë shumë të vështira…, na dhemb shumë. Në fillim e pata të vështirë ta përtypja eliminimin, por duhet të rifillojmë. Kemi katër vite për Botërorin pasues, më parë Evropiani dhe Liga e Kombeve”.

Për shpërblimet: “U lëndova nga komentet. Si kapiten, nuk kam kërkuar kurrë asnjë euro. Ishte vetëm një dhuratë nëse kualifikoheshim. Askush nuk kërkoi asgjë”.

Pas dështimit me Bosnjën, për Italinë do të jetë hera e tretë me radhë që nuk do të marrin pjesë në Kampionat Botëror./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale