Agjenti i Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola beson se portieri duhet të largohet nga AC Milani.
Donnarumma ishte këshilluar për largim nga “Rossonerët” edhe vitin e kaluar pas interesimit të shfaqur nga gjigantët në La Liga, Barcelona dhe Real Madridi, si dhe Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, 19-vjeçari në fund nënshkroi kontratë të re me klubin në Serie A duke vazhduar qëndrimin edhe për katër vite të tjera.
Raiola, i cili nuk e ka mbajtur sekret raportin e tij të vështirë me drejtorin Marco Fassone të Milanit dhe drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli, zbatoi dëshirat e klientit të tij, por beson se Donnarumma duhet të mendoj ende largimin nga San Siro.
“Gigio mori një vendim për të qëndruar në AC Milan dhe unë e respektoj këtë”, ka thënë ai në një intervistë për ‘RAI’. “Nëse më kërkon të largohem, unë do të punoj në këtë menjëherë sepse ekzistojnë kërkesa të rëndësishme”
“Për mendimin tim, Gigio duhet të largohet nga Milani”
Donnarumma, i cili debutoi në moshën 16 vjeçare, deklaroi se është i lumtur në Milan gjatë muajit dhjetor pasi arriti të bëjë paraqitjen e tij të 100-të për klubin./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...