Donjeta Sadiku sot do të ngjitët në ring në finalen e madhe të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “STRANDJA” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Boksierja jonë do të sfidojë brazilianen Santos Rebeca De Lima në këtë finale, duel që nis në orën 14:00.
Kjo finale pritet të jetë mjaft sfidues dhe me rivalitet të lartë.
Turneu “STRANDJA” është një nga turnetë më prestigjioze dhe më i vjetri në Evropë, duke mbledhur çdo vit boksierët më të mirë nga mbarë bota. Donjeta synon të konfirmojë formën e saj të shkëlqyer dhe të sigurojë medaljen e artë për të dytin vit radhazi në këtë garë të rëndësishëm ndërkombëtar.
Sadiku synon fitore në duel me brazilianen për ta përmbyllur me sukses këtë turne dhe për të ngritur sërish flamurin tonë në majat e boksit ndërkombëtar.
Kallas: Vdekja e Khameneit moment përcaktues për Iranin
Presidenti i Federatës iraniane tregon se a do të marrin pje...
Tensionet në Lindje, ambasadat evropiane bëjnë thirrje për r...
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit