Donis Avdijaj mund të rikthehet përsëri në elitën e futbollit holandez Eredivisie.
Sulmuesi kosovar është prej katër muajsh pa klub, pasi kishte shkëputur kontratën me skuadrën skoceze Heart of Midlothian FC.
Është folur për disa klube, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Gjithsesi Avdijaj është rikthyer në Holandë, ku ka filluar një provë njëjavore tek skuadra FC Emmen.
Ka qenë vet klubi holandez që ka bërë të ditur se Avdijaj ka filluar provën të premten dhe do të qëndrojë aty për shtatë ditë.
24-vjeçari tani do të mundohet ta bind stafin e kësaj skuadre për t’i ofruar një kontratë.
Për Avdijaj nëse nënshkruan me Emmen do të jetë një rikthim në elitën e futbollit holandez, pasi më parë ka luajtur edhe për Roda JC dhe Willem II.
Reprezentuesi kosovar gjatë qëndrimit në Eredivisie ka zhvilluar 32 ndeshje ku ka shënuar 12 gola e ka bërë tetë asistime.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën