Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe përmirësimin e kushteve për punëtorët e sektorit privat.
Gjatë takimit, siç thuhet në njoftimin për media lëshuar nga MPFVLÇ, ministri Hoti ka theksuar për rëndësinë e ndërtimit të komunikimit dhe bashkëpunimit institucional në të mirë të punëtorëve. Ai ka bërë të ditur se në planin legjislativ për vitin 2026, janë paraparë nëntë projektligje, disa prej të cilave synojnë forcimin e mbrojtjes ligjore për punonjësit e sektorit privat.
Ai shtoi se mekanizmat e ministrisë do të fuqizohen dhe do të jenë më aktivë në zbatimin e ligjeve që lidhen me të drejtat e punëtorëve.
Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Azemi, e uroi ministrin Hoti për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të hapur dhe të sinqertë. Ai gjithashtu paraqiti disa nga sfidat me të cilat përballet sektori privat në vend.
“Takimi u përmbyll me zotimin për bashkëpunim dhe përkushtim në zbatimin e ligjeve aktuale, me synim përmirësimin e kushteve për punëtorët e sektorit privat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...
Pa fitues mbyllet mes Milanit e Juventusit, disa minuta edhe...
Për herë të tretë rresht Kastrioti fitues i Kupës së Kosovës...
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...