Donat Hasanaj iu është bashkuar Prishtinës së Re, për edicionin 2025/26.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Hasanaj luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe edicionin e kaluar u paraqit tek Suhareka.
Përvec tij ditën e sotme klubi i ri i inkuadruar në Superligë, ka zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me portierin, Florian Smakiqi.
Kurse ditëve të kaluara iu kanë bashkuar, Ergyn Ahmeti, Drilon Fazliu e Aron Babaj. Po ashtu Prishtina e Re ka ruajtur boshtin e ekipit nga edicioni i kaluar./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës