Klubi saudit Al-Ittihad është i interesuar ta emërojë Didier Deschampsin si trajnerin e tyre të ardhshëm.
Drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite janë në dijeni se Deschamps do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2026. Pritet që trajneri francez t’i japë fund periudhës së tij në krye të Francës pas turneut dhe të nisë një kapitull të ri në karrierë.
Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë në fund Deschamps, por Al-Ittihad po e ndjek me shumë seriozitet situatën dhe po përgatitet për t’i bërë një ofertë konkrete.
Deschamps, që është në krye të Francës që nga viti 2012, ka fituar Kupën e Botës (2018) dhe Ligën e Kombeve (2021) me përfaqësuesen “Les Bleus”, duke u bërë një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit ndërkombëtar.
Al Ittihad është gati ta bëjë teknikun francez një ndër trajnerët më të paguar në botë, ndërsa aty do të ribashkohet me dyshen N’Golo Kante dhe Karim Benzema.
Përndryshe, në vendin e tij te Franca pritet të emërohet legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar