Mbrojtësi i Arsenal-it, Shkodran Mustafi do mungojë në finale të FA Cup.
Shqiptari pësoi lëndim para dy jave dhe sot (e martë) u konfirmua nga “Topçinjtë” që ai nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelsea-s, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi përmes një postimi në Twitter ka thënë se ndihet i zhgënjyer që do mungojë në finale për herë të dytë, por është i fokusuar në shërim.
“Do mungojë në finale të FA Cup për herë të dytë. Lajmi i mirë është se ndërhyrja shkoi mirë dhe nuk jam djalë i cili dorëzohet lehtë. Pas zhgënjimit e pranova situatën dhe jam i fokusuar për tu shëruar që të rikthehem në fushë”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/MustafiOfficial/status/1288144311121477632
Arsenal-i përballet me Chelsea-n të shtunën, ndeshje e cila zhvillohet në “Wembley”./arbresh.info.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...