Djali i legjendës në Formula 1, Michael Schumacher, 18-vjeçari Mick, ka folur për media për herë të parë pas katër vjetësh, që kur i ati pësoi aksident të rëndë.
Pas disa ditësh ai do ta fillojë stinorin në Formula 3, ndërsa para fillimit të garave i ka thënë disa fjalë edhe për babanë e tij. “Babi im është idhulli im. Ai është më i miri, është shembulli im”, ka thënë i biri i kampionit të shtatfishtë botëror, duke folur për herë të parë për publikun rreth rastit të të atit.
“Një ditë dua të jem kampion botëror në Formula 1. Ky është synimi im i vetëm. Është diçka që e dëshiron çdo garues”, ka thënë Schumacheri i ri, të cilit i parashihet karrierë e ndritshme.
“Është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar. Mirëpo, nëse e ka gjysmën e talentit të garuesit më të mirë në historinë e Formulës 1, atëherë nuk ka përse të brengoset. Kjo është gjysma e rrugës drejt synimit përfundimtar”, thuhet për pasardhësin e Michael Schumacherit.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...