Ditë pushimi në Kupën e Botës – ndeshjet kthehen të premten

08:16 | 7 Dhjetor 2022
K.B

Sot nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje në kuadër të Kampionatit Botëror, pra i bie që sot (edhe nesër) është ditë pushimi.

Tashmë dihen edhe skuadrat çerekfinaliste, Holanda, Argjentina, Anglia, Franca, Kroacia, Maroku, Brazili e Portugalia janë skuadrat që do të luajnë në fazën çerekfinale.

Sfidat e Botërorit do të kthehen të premten, me ndeshjet Kroaci – Brazil dhe Holandë – Argjentinë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale