
Four Sports, a lot of balls and stuff
Me 23 gusht 2013, OKB e vendosi 6 prillin ditë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Gjithashtu, me këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.
KON dhe OKB kanë angazhime afatgjate për të përdorur sportin si mjet për ndryshime sociale dhe vazhdojnë të punojnë së bashku në shumë projekte.
Të dy organizatat i kanë shfrytëzuar ngjarjet e sportit siç janë Lojërat Olimpike për të ndërtuar mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar edukimin, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik dhe social.
6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.
Në këtë ditë, liderët sportiv botërorë e kombëtar, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve. /Indeksonline/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?