Ishte 26 qershori i vitit 2011, dita që u regjistrua në historinë e futbollit të Argjentinës, pasi River Plate kishte rënë nga liga.
Belgrano kishte bërë që ata të bijën nga elita e futbollit argjentinas dhe Guillermo Farre, legjenda e klubit ka zbuluar se si Diego Maradona e kishte uruar atë.
“E kam dëgjuar zërin e Maradonës, nuk mund ta besoja”, ka thënë Farre në një intervistë për Infobae.
“Ai më uroi mua në stilin e tij. Më tha se po qëndronte i vetëm në hotel dhe ishte duke kërcyer në shtrat nga gëzimi”.
“Ishte diçka e pabesueshme dhe do të qëndrojë me mua deri në fund të jetës time. Ai më uronte me zë të lartë dhe kjo gjë ishte për mua shumë speciale, më bëri të lumtur”.
“Një gjë e bukur, pasi ai ishte falënderues ndaj meje, pas gjithë asaj që bëri ai për ne që të ishim të lumtur”, ka shtuar më tej legjenda e Belgranos. /Telegrafi/
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...