Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me ndeshjet e xhiros së 9-të, ku në program janë tre duele për t’u zhvilluar.
Tre sfida interesante zhvillohen sot, por padyshim që vëmendja do të jetë në Suharekë, ku Ballkani pret Dukagjinin.
Suharekasit kanë 15 pikë pas tetë xhirove, derisa klinasit një më pak dhe kjo e bënë këtë duel shumë interesant.
Lideri aktual i kampionatit,Prishtina do të udhëtojë drejt Skenderajt për t’u përballur me Drenicën.
Ndërkohë sfidë tejet e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi pret Ferizajn.
Të tre sfidat e ditës së sotme në Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...